Connect with us

Sport

Messi lë pas Zarran, fiton për të shtatën herë ‘Pichichin’

Publikuar

Me 25 gola të shënuara, ylli argjentinas është shpallur golashënuesi më i mirë i këtij sezoni në La Liga.

Kjo është hera e shtatë që Lionel Messi fiton çmimin e golashënuesit në La Liga, i njohur si Pichichi, shkruan lajmi.net.

Messi ka lënë pas tij legjendën Telmo Zarra, që e kishte fituar këtë çmim gjashtë herë.

Kujtojmë se Lionel Messi ka vendosur rekord edhe për asistime, duke asistuar 21 herë këtë sezon, duke tejkaluar Xavi Hernandez./Lajmi.net/