Thaçi madje shtoi se qytetarët edhe nëse duan ta votojnë Ziberin, nuk kanë ku ta bëjnë atë sepse Ziberi nuk figuron në listat zgjedhore.
“Ju e keni dëgjuar Naser Ziberi që thotë se më votojnë shqiptarët , maqedonasit dhe nuk është diçka që mund të bëhet dhe kjo kandidaturë ka edhe një mangësi ku e ka emrin Naser Ziberi për ta votuar, ata që duan ta votojnë Naser Ziberin nuk kanë ku të votojnë nuk e ka emrin askund dhe kjo është fshehje e Ali Ahmetit për shkak të të gjithë të bërave dhe të pabërave për 18 vite që ai të mos jetë temë e diskutimit”, deklaroi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.
Në pyetjen a mund të ketë Qeveri pa shqiptarët, Thaçi tha se pa shqiptarët mund të ketë vetëm luftë.
Menduh Thaçi: Rri te Ali AHmeti ku thotë se ne jemi parti e integrimit ndërsa 20 vite mbas bëhet parti nacionaliste, një manipulues i dorës parë që provokon një situatë.
Fatmir Aliu: Do të thotë ju po thoni se ka qeveri pa shqiptarët?
Menduh Thaçi: Jo prit, nuk ma latë ta përfundoj, Qeveri pa shqiptarë nuk ka, mund të ketë luftë.”
Thaçi në emision foli për programin zgjedhor të PDSH-së, investimet dhe buxhetin e shtetit si dhe për kërcënimet e tij që ka pasur. Megjithatë nuk deshi të flasë me emra, sepse siç tha rasti është nën hetime./TV21/


















