Connect with us

Lajme

Mbyllet Lista Zgjedhore, KSHZ tregon sa është numri i votuesve në RMV

Publikuar

me

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot ka mbyllur Listën Zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 15 korrik. Të drejtë vote sipas KZH-së do të kenë një milion e 814 e 263 votues.

Në listën zgjedhore janë përfshirë edhe personat që në ditën e zgjedhjeve mbushin 18 vjet. Të drejtën e votës do të mund ta realizojnë të gjithë ata qytetarë të moshës madhore që posedojnë dokumente valide si letërnjoftim ose pasaportë.

Më 13 korrik do të votojnë të gjithë ata persona që janë pozitiv ndaj Kovid-19, përmes personit të autorizuar, derisa më 14 korrik, një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve personat e sëmurë dhe të cilët kanë parashtruar kërkesë deri tek KSHZ-ja për të realizuar të drejtën e tyre të votës.

ZGJEDHJET PARLAMENTARE

MË TË LEXUARAT