Kosovë
‘Mbyllë gojën’, ‘Faqja e militantëve të Kurtit në Facebook’ – Detaje pikante që mund t’iu kenë ikur nga përplasja në Kuvend

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu mori fjalën në Kuvendin e Kosovës, por sipas saj, atë po e pengonte të fliste deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli.
“Fitore Pacolli, mbylle gojën kur flas unë”, tha Musliu derisa për këtë shprehje, ia tërhoqi vërejtjen Vjosa Osmani.
Por sipas Musliut, Pacolli nuk po dënjonte të ‘mos bënte zhurmë derisa Musliu fliste’.
“Po e përsëris prapë, kur unë flas, Fitore Pacolli, mbylle gojën”, tha Musliu, përcjell Periskopi.
Pas kësaj, Musliu nga vendi ku ishte ulur, doli në foltoren e Kuvendit.
Aty Musliu tha se ka dalur të flasë jasht temes, pasiqë sipas saj, një faqe mbështetëse e Vetëvendosjes në Facebook, kishte përhapur informacion se znj. Musliu ishte me koronavirus dhe kishte shkuar në seancë.
“Dua të reagoj ndaj një shpifje dhe gënjeshtër që një faqe mbështetëse e Vetëvendosjes në Facebook ka përhapur informacion të rremë se gjoja unë jam me koronavirus”, ka thënë Musliu, përcjell Periskopi.
(Faqja ka vazhduar te shkruaje per kete informacion edhe pas ngjarjes ne Kuvend, shih me poshte foton)
Mirëpo, derisa Musliu fliste, situate në Kuvend filloi të eskalonte. Kjo pasiqë kishin nisur reagime të shumta nga deputetë të LDK-së por edhe të Vetëvendosjes deri në momentin kur Vjosa Osmani i drejtohet deputetit të LDK-së, Xhavit Ukaj me fjalët:
“Ulu ose e thërras sigurimin të nxjerr jashtë”.
Pas kësaj, foltorja e Kuvendit është mbushur me deputetë ku shihet edhe deputeti i LDK-së duke iu vërsulur Osmanit. /PERISKOPI/
























