Connect with us

Kosovë

Mblidhen materiale rrëqethëse për krimet serbe në Kosovë

Publikuar

Ndërkohë, ai që po e ndihmon në çdo hap Shalën, është edhe ish – luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nusret Pllana.

Së bashku, këta arritën ta sigurojnë nga bashkëluftëtarët edhe këtë procesverbal të forcave serbe, të vitit 1998.

Sipas Pllanës, ky material dhe të tjerat, do të duhej të siguroheshin nga shteti i Kosovës.

Por nga këta të fundit, deri më tani nuk pati as edhe një interesim.

E në mungesë të kësaj ndihme, për t’i publikuar këto materiale, Esat Shala dhe Nusret Pllana, hapen edhe një kanal në Youtube.

E titulluan “Yjet që nuk Vdesin” dhe për të, kanë nevojë për ndihmën e shikuesve, në mënyrë që të financohen nga ky kanal, që ta vazhdojnë publikimin e materialeve.

Por, Shala e Pllana pavarësisht punës që po e bëjnë, kanë edhe një frikë që i shoqëron çdo ditë.

Këta thonë që pavarësisht rëndësisë të këtij materiali, deri më tani nuk po u ofrohet as një siguri nga organet e rendit për ruajtjen e tij.

NA NDIQ NË FACEBOOK