Lajme
Mbeturinat në Luboten qëndrojnë në rrugë, Higjiena Komunale-Shkup nuk i mbledh

Ora është 18:30, ndërsa kontejnerët e mbushur me mbeturina në fshatin Luboten qëndrojnë në rrugë, pasi që Ndërrmarja Publike Higjiena Komunale-Shkup nuk ka ardhur për ti marr.
Banorët e fshatit të revoltuar thonë se edhe pse nga ndërmarrja vijnë rrallë, vetëm një herë në javë, ndodh shpesh që të mos i kryejnë detyrimet e tyre ashtu siç duhet, shkruan Zyrtare.net
Banorët e fshatit prej kohësh kanë qenë të pakënaqur me punën e ndërrmarjes Higjiena Komunale Shkup, por revolta e tyre shpërtheu sot, pikërisht një ditë para festës së Kurban Bajramit, pasi që siç thanë, nuk kanë se ku ti hedhin mbeturinat që i kanë grumbulluar gjatë tërë javës.
Kërkojnë nga Qyteti i Shkupit urgjentisht të reflektoj deri tek NP Higjiena Komunale me qëllim që të ndërmerren masa adekuate dhe sanksionuese për mos përsëritjen e veprimeve të njejta. Ndërkohë banorët gjithashtu kërkojnë që Higjiena Komunale të vijë së paku dy herë në javë për ti marr mbeturinat, pasi sipas tyre një herë në javë është rrallë./Zyrtare.net/




















