Connect with us

Sport

Mbahet kampi i gjyqtarëve me prespektivë

Publikuar

Organizimi i Kampit të gjyqtarëve perspektivë ka pasur efektin shumë pozitiv, pasi që është mbajtur në një ambient shumë të mirë duke na ofruar të gjitha kushtet në sallën e sportit për punën praktike, si dhe pajisjet tjera përcjellëse të siguruara nga FBK-ja, ka njoftuar FIBA Instruktori Nacional i Gjyqtarëve, Faton Kurshumlija.

“Të gjithë gjyqtarët kanë treguar një disiplinë personale dhe grupore, duke qenë aktiv gjatë punës të cilën e kam udhëhequr së bashku me asistentët e nominuar nga SHGJFBK-ja, duke komunikuar në mënyrën më të mirë dhe duke parashtruar pyetje nga IOT (Individual Officiating Technique) dhe mekanika 3 PO si pjesë kryesore e këtij kampi”, shtoi tutje Kurshmulja.

Pjesëmarrës kanë qenë 13 gjyqtarë, si dhe 2 gjyqtarë nga SHGJFBK-ja kanë asistuar në punën e FIBA Instruktorit Nacional të Gjyqtarëve.

Të gjithë pjesëmarrësit kanë respektuar distancën dhe rekomandimet të Ministrisë së Shëndetësisë, kurse FBK-ja ka siguruar mjetet higjienike dhe ushqimin.

Në këtë Kamp pjesëmarrës ishin gjyqtarët: Anjesa Haziraj, Arlind Vitija, Arian Kurtalani, Ardi Haxhiajdini, Artur Dauti, Blendi Spahija, Petrit Emra, Molos Morina, Rrezon Korqa, Lorena Haxha, Aron Laja, Almir Kryeziu dhe Besim Vitaku. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK