Connect with us

Lajme

MASH nuk respekton shqipen. Miftari: Nuk m’i pranojnë librat se i kam në gjuhën e nënës

Publikuar

Për 10 vite me rradhë, profesorit Ekrem Miftarit, tre librat e shkruar në gjuhën shqipe për drejtimet profesionale të elektronikës po i qëndrojnë në vitrinë. Kjo për arsye se këto libra nuk janë botuar nga Ministria e Arsimit vetëm për shkak se janë të shkruara në gjuhën shqipe dhe jo në atë maqedonase.

Ptofesori Ekrem Miftari, në një prononcim për News33, thotë se librat I ka përgatitur që nga viti 2009 por edhe sot, pas 10 viteve ata nuk janë botuar sepse kriteret që Ministria e Arsimit dhe Shkencës i ka shpallur detyrojnë autorët shqiptarë t’i përkthejë në gjuhën maqedonase dhe në alfabetin e saj cirilik.

Ai thotë se kriteret e vitit 2009, janë përsëritur edhe në konkurset e vitit 2019-20. Miftari thotë se për këtë problematikë ka folur edhe me ish ministrat shqiptarë të arsimit në takimet joformale që ka pasur me to.

Përpos kësaj, Miftari tregon edhe një fakt tjetër shqetësues. Deklaron për News33 se nxënësit shqiptarë të drejtimeve profesionale për 11 vite me rradhë nuk kanë pasur libra.

Duke pasur parasyshë që gjuha shqipe pretendohet të jetë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, pyetëm ministrinë e Arsimit se pse një autori shqiptarë nuk I pranohen dorëshkrimet në gjuhën shqipe, por përgjigje nuk morrëm./news33/