Connect with us

Sport

Martins i rikthehet futbollit, kjo është skuadra e tij e re

Publikuar

Ish reprezentuesi i Kombëtares së Nigerisë është rikthyer për të mbuluar hapësirën e lënë nga Odion Ighalo, i cili ka zgjatuar huazimin te Manchester United deri në janar 2021.

35 vjeçari Martins, që në të kaluarën ka veshur edhe fanellën e Interit në Serie A, ka vuajtur nga një lëndim, por që tani është i gatshëm për lojë.

“Kam qenë i penguar nga lëndimet. Është ndjenjë e mirë që rikthehem te një ekip që e njoh”, ka deklaruar Martins.

Kujtojmë se gjatë karrierës së tij, Martins ka qenë edhe pjesë e Premierligës, te skuadrat Newcastle United dhe Birmingham./Lajmi.net/

 

NA NDIQ NË FACEBOOK