Lajme
Maqedonia përgatitet për valën e vjeshtës, bën gati edhe një spital montues

Maqedonia e Veriut po bëhet gati për një valë të re të mundshme të rasteve me koronavirus në vjeshtën e këtij viti, përcjell Zyrtare.net
Autoritetet po bëjnë gati spitalin e ri i cili do të ketë objekt montues afër Klinikës për pulmologji dhe alergologji, do të montohet në hapësirën në mes Institutit të patofiziologjisë dhe Institutit për sëmundjet e mushkërive dhe tuberkulozit.
Tashmë është vendosur pllaka e betonit si bazë për departamentin e poliklinikës montuese-modulare-ambulatore./Zyrtare.net/















