Connect with us

Lajme

MAQEDONI/ Policia në kërkim në gjykatësit të njohur

Publikuar

me

Policia nuk mund ta gjejë gjykatësin e shkarkuar Vlladimir Pançevski dhe ta arrestojë, pasi gjykata e Velesit i shqiptoi masën e paraburgimit pasi nëntë muaj nuk u paraqit në gjykim për rastin Akmis dhe kurdisjen e lëndëve te gjykatës të përshtatshëm, gjatë kohës kur ai ishte kryetarë i Gjykatës penale, transmeton Alsat.

Nga MPB zyrtarisht njoftojnë se për momentin Pançevski është i pakapshëm dhe se policia e kërkon atë ne më shumë lokacione.

Pançevski akuzohet se në periudhën nga janari i vitit 2013 deri në shtator të vitit 2016 ka ndikuar në shpërndarjen elektronike të lëndëve, ka dhënë urdhra dhe direktiva cila lëndë te cili gjykatës duhet të shkojë dhe me këtë ka bërë keqpërdorim të detyrës dhe tejkalim të kompetencave.

MË TË LEXUARAT