Sport
Mandzukic bashkohet me rivalin e Juventusit në Serie A

Sipas asaj që raporton Gazzetta dello Sport, ish-sulmuesi i Juventusit momentalisht është pa skuadër pas largimit nga Al-Duhail dhe trajneri zikaltër Antonio Conte po synon të transferoj kroatin.
Ky i fundit qëndroi në Katar vetëm gjashtë muaj, dhe tashmë duket se ka vendosur të kthehet në Evropë.
Përpos Mandzukic në listën e dëshirave të Contes janë edhe Olivier Giroud dhe Edin Dzeko. /Lajmi.net/





















