Connect with us

Sport

Man Utd të bindur në transferimin e Sanchos

Publikuar

Është Sky Sport që raporton se ‘Djajtë e Kuq’ shpresojnë të realizojnë këtë transferim, përcjell lajmi.net.

Reprezentuesi anglez është një prioritet i Manchester United, me Liverpool që ka ftohur interesimin.

I vetmi problem i paraqitur deri më tani, është çmimi i lartë që Borussia Dortmund i ka vendosur lojtarit, ku po kërkon 100 milionë euro.

Jadon Sancho në të kaluarën ka qenë pjesë e futbollit anglez, ku në vitin 2017 për 8 milionë euro nga Manchester City është transferuar te Dortmund./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK