Sport
Man Utd shton besimin për transferimin e Sanchos

Manchester United është optimist në arritjen e marrëveshjes me Borussia Dortmund për transferimin e Jadon Sancho.
Diskutimet për Sanchon rreth çmimit dhe strukturave të pagesës tashmë janë duke u diskutuar mes klubeve, raporton Sky Sports, transmeton lajmi.net.
Dortmund insiston në kërkesën prej 120 milionë euro për reprezentuesin anglez.
Mirëpo, United nuk ka gatishmëri për të paguar shifrën e kërkuar pasi si çdo klub tjetër kanë pësuar humbje financiare gjatë pandemisë, COVID-19. /Lajmi.net/






















