Sport
Man Utd afër marrëveshjes, Sancho drejt transferimit në ‘Old Trafford’

Raportohet se Ole Gunnar Solskjaer dëshiron që anglezi t’i bashkohet sulmit të tij, për të radhitur në vijën sulmuese me Marcos Rashford dhe Mason Greenwood.
Sipas The Sun, United janë të gatshëm të pajtohen me shumën që kërkon Borussi Dortmund, përcjell lajmi.net.
Andaj, ‘Djajtë e Kuq’ e kanë bërë Sanchon një nga synimet kryesore të tyre, kur të hapet afati kalimtar i verës më 27 korrik.
Sancho 20 vjeçare, i cili te Borussia Dortmund u transferua në vitin 2017, është i prirë gjithashtu për një transferim në Premierligë, te Manchester United./Lajmi.net/




















