Connect with us

Sport

Man City transferon mbrojtësin që kushton 70 mln euro

Publikuar

Skuadra e Napolit kërkonte një shumë të madhe për 29 vjeçarin, por çmimi i tij aktual është më i ulët sesa 80 milionë funtet (90 milionë euro) që kërkoheshin.

Guardiola është vënë në kërkim të një mbrojtësi të qendrës, mbrojtësi të majtë dhe një sulmuesi, si pjesë e rindërtimit të skuadrës nga ‘Etihad Stadium’, për të sfiduar Liverpoolin për titullin e kampionit në sezonin e ri.

Koulibaly është një dëshirë e Pep Guardiolas prej kohësh, por senegalezi po kërkohet edhe nga Liverpool.

Në rast dështimi për të transferuar Koulibalyn, City besohet se do të shkojë pas Nathan Ake të Bournemouth./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK