Sport
Man City si në “stërvitje” përballë Watfordit

Nënkampionët janë duke gëzuar formë të mirë në ndeshjet e fundit në Premierligë, dhe me shumë lehtësi kaluan edhe sfidën përballë Watford.
Ishte Raheem Sterling që në pjesën e parë të ndeshjes shënoi dy gola për Manchester Cityn, në minutat 31’ dhe 40’, shkruan lajmi.net.
Phil Foden në minutën e 63’, shënoi për 0-3, ndërsa Aymeric Laporte, në minutën e 66’, vendosi rezultatin përfundimtar, për 0-4.
Në anën tjetër, Watford me këtë humbje, ka rrezikuar shumë rënien nga Premierliga, dhe tani ka sytë nga ndeshja Aston Villa – Arsenal./Lajmi.net/






















