Sport
Lojtarët e NBA po ankohen për kushtet në Orlando, Antetokounmpo: Banesa ku u rrita ishte më e vogël

NBA ka dërguar të gjitha skuadrat që do të vazhdojnë sezonin në Orlando, për t’u izoluar, para rifillimit të sezonit.
Disa nga lojtarët kanë reaguar nëpër rrjetet sociale duke u ankuar për kushtet e karantinimit, por Antetokounmpo ka përcjell një mesazh për të gjithë ata.
“Banesa ime në Greqi, para se të vija në NBA, ishte më e vogël”, ka thënë Antetokounmpo, i pyetur për kushtet, transmeton lajmi.net.
Me këto fjalë basketbollisti ka përcjell mesazhin që lojtarët duhet të fokusohen për të treguar forcat në parket dhe jo të kërkojnë luksin. /Lajmi.net/





















