Connect with us

Sport

Liverpool argëtohet në ‘Anfield’, luan baras me Burnley

Publikuar

Pasi janë shpallur kampionë, Liverpool nuk po luajnë me motivimin më të lartë të mundshëm. Kjo u pa edhe në ndeshjen e sotme, ku ‘Reds’ luajtën baras 1:1 me Burnley, shkruan lajmi.net.

Liverpool ishin ata që kaluan të parët në epërsi, kur golin e gjeti Andrew Robertson, në minutën e 34’ të takimit, pas një asistimi nga Fabinho.

Burnley ndëshkoi Liverpoolin në minutën e 69’, pas një dalje të pasigurt të Alisson Becker.

Ishte Jay Rodriguez që shënoi në portën e ‘Reds’ dhe me këtë gol siguroi një pikë për skuadrën e tij.

Me këtë barazim, Liverpool shkon në 93 pikë, kurse Burnley numëron pikën e 50-të të sezonit për pozitën e nëntë. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK