Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës ka nisur me një minutë heshtje në shenjë nderimi për të gjitha viktimat e masakrës së Srebrenicës.
Megjithatë, derisa deputetët po mbanin një minutë heshtje, nga salla e Kuvendit kanë dalë deputetët e Listës Srpska, shkruan Ekonomia Online, transmeton Klan Kosova.
Për këtë ka reaguar edhe deputeja e LVV-së, Saranda Bogujevci.
Fotografi kur Lista Srpska del nga salla.





















