Connect with us

Ndryshe

Lind djalë pasë tetë vitesh: Fshati më i vogël italian shpërthen në festë

Publikuar

Banorët e fshatit më të vogël të Italisë po festojnë ardhjen në jetë të banorit më të ri – foshnjes së parë të lindur që prej tetë vitesh.

Popullësia e fshatit Morterone, një vendbanim malor në Lombardi, u ngrit në 29 pas lindjes së foshnjes me emrin Denis në ditën e diele, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.

“Është një festë e vërtetë për gjithë komunitetin,” tha Antonella Invernizzi, kryetare e Morterones.

Prindërit e Denisit, Matteo dhe Sara, ndoqën traditën italiane të njoftimit të lindjes duke e vendosur një fjongo – të kaltër për djem dhe rozë për vajzat – në derën e shtëpisë së tyre. Është hera e parë që një kësi fjongoje është parë në fshat që prej vitit 2012, kur një vajzë kishte lindur.

Denisi u lind në spitalin Alessandro Manzoni në Lecco, dhe peshon 2.6 kilogramë.

Morterone është klasifikuar si vendbanimi më i vogël italian për shkak të numrit të vogël të popullësisë. Popullësia ka rënë në 28 së fundi për shkak të vdekjes së babait të kryetares së fshatit. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK