Connect with us

Kosovë

Libani thyen rekordin për numër infektimesh me koronavirus

Publikuar

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Liban janë regjistruar mbi 100 raste të koronavirusit, që paraqet rekord për periudhën 24-orëshe në shtetin e vogël të Lindjes së Mesme.

Rreth 75 për qind e rasteve janë në mesin e punëtorëve të një kompanie pastrimi, të cilët janë shtetas të huaj dhe që nuk kishin simptoma të sëmundjes, bëri të ditur ministri i shëndetësisë, Hamad Hasan.

Ai gjithashtu tha se burimi i përhapjes është i njohur, por se është nevojitur testimi i 800 punëtorëve të kompanisë së pastrimit, bashkë me 1,000 punëtorë të tjerë të dy kompanive të tjera, me të cilët ishin të lidhur.

“Numri i të prekurve do të mbetet i lartë këtë javë”, tha ministri Hassan.

Deri më tani, Libani i ka regjistruar mbi 2,000 persona të infektuar me virusin SARS-CoV-2 dhe 36 të vdekur nga sëmundja Covid-19. Rastet e para ishin shënuar në shkurt.

NA NDIQ NË FACEBOOK