Connect with us

Sport

Lenglet pëson lëndim, rrezikon të mungojë kundër Napolit

Publikuar

Telashet nuk kanë të ndalur për Barcelonën, pasi së fundmi është lënduar edhe qendërmbrojtësi francez, Clement Lenglet.

Pas përfundimit të sezonit në La Liga, Barcelona ka pranuar lajm të keq qysh në ditën e parë post-sezonale.

Faqja zyrtare e klubit njofton për lëndimin e Clement Lenglet. Lojtari ka dëmtuar ijen e djathtë, transmeton lajmi.net.

Skuadra e Barcës do të kthehet në stërvitje të martën, për të nisur përgatitjet për ndeshjen kundër Napolit. Lenglet mund të mungojë në atë ndeshje. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK