Sport
Leeds siguroi Premierligën, fqinjët i bëjnë pritje madhështore trajnerit Biesla

Një nga skuadrat me traditën më të madhe në futbollin anglez, nga sezoni tjetër do të jetë pjesë e Premierligës.
Këtë sukses Leeds e arriti falë fitores 2:1 të Huddersfield ndaj WBA.
Në mesin e më meritorëve për këtë sukses, sigurisht që është trajneri Marcelo Bielsa, që mori drejtimin e skuadrës dy vite më parë, me synimin e vetëm, rikthimin në Premierligë.
Këtë më së miri e dëshmon edhe pritja që iu bë argjentinasit te shtëpia e tij nga fqinjët.
Një mirëpritje fantastike, për trajnerin fantastik./lajmi.net/
Marcelo Bielsa … words aren’t required #lufc pic.twitter.com/BJ8wMdarbX
— Adam Pope (@apopey) July 17, 2020





















