Connect with us

Sport

Leclerc reagon pas dështimit në Çmimin e Madh të Austrisë

Publikuar

Dy pilotët e ‘Kokëkuqes’ u përplasën qysh në xhiron e parë, duke bërë kështu që të kthehet në garazh.

Por i pari që ka reaguar ka qenë Charles Leclerc, i cili e ka pranuar fajin për atë çfarë ndodhi, transmeton lajmi.net.

”Jam i zhgënjyer nga vetja. Më vjen keq por keqardhja nuk është e mjaftueshme. Seb nuk bëri asnjë gabim sot. Unë i kam hedhur poshtë punën një javore të ekipit. Isha shumë i etur për të fituar ato vende në xhiron e parë. Do të mësoj prej saj”, shkroi ai në Twitter.

Ndërkohë, edhe piloti gjerman deklaroi pas largimit nga gara se nuk e priste një lëvizje të tillë nga shoku i skuadrës. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK