Connect with us

Sport

Lampard: Kupa FA nuk afekton garën për top katërshe

Publikuar

Chelsea dhe Manchester United do të përballen me njëra tjetrën në kuadër të gjysmëfinales së Kupës FA, shkruan lajmi.net.

E njëjta garë është edhe në Premierligë, për një vend në top katërshe, ku këto dy skuadra janë pretendentet kryesore, bashkë me Leicester City.

Gjithsesi, Lampard thotë se kompeticionet nuk kanë të bëjnë asgjë me njëra tjetrën dhe rezultati i Kupës FA nuk do të ndikojë në Premierligë.

“Nuk mendoj se ka rëndësi. Ky është kompeticion në vete”, ka thënë Lampard, transmeton lajmi.net.

“Dy ndeshjet e ardhshme do të vijnë shumë shpejtë pas kësaj dhe secili nga ne duhet të merret me to në mënyrën e vet”, ka shtuar anglezi.

Chelsea dhe Man Utd luftojnë sonte nga ora 19:00 për të sfiduar Arsenalin në finalen e Kupës FA. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK