Sport
La Liga zbulon datën e afateve të reja kalimtare

Klubet do të lejohen të bëjnë transferime këtë vit nga 4 gushti deri më 5 tetor, dhe afati kalimtar i dimrit do të jetë nga 4 janari 2021 deri më 1 shkurt.
Mbyllja e afatit kalimtar të verës është e njëjtë me Bundesligën, Premierligën dhe Serie A, përcjell lajmi.net.
Ajo që nuk do të përkojë me ligat kryesore janë datat për fillimin e afatit kalimtar, pasi kjo varet nga kur ka përfunduar çdo kampionat.
Më 6 tetor mbyllet periudha e regjistrimit të lojtarëve për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës.
Sidoqoftë, fakti që afati kalimtar veror hapet në 4 gusht nuk nënkupton që skuadrat që luajnë në Evropë mund të paraqiten me lojtarë të rinj deri sa fillon edicioni 2020/21. /Lajmi.net/






















