Connect with us

Sport

Ky është vendimi i fundit i Barcelonës për trajnerin Setien

Publikuar

Setien kishte marrë skuadrën në janar të këtij viti, dhe në 22 ndeshje në krye të saj, nuk fitoi asgjë që pritej, duke humbur ndeshjet më të rëndësishme, e po ashtu duke humbur garën për La Ligan, pa harruar eliminimin në Kupën e Mbretit, me Ligën e Kampionëve që mbetet kompeticionin e vetëm që Barcelona ka mbetur në garë.

Pas zhvillimit të ndeshjes së parë, Barcelona ka marrë një barazim 1:1 kundër Napolit, dhe në muajin gusht zhvillon ndeshjen e kthimit në ‘Camp Nou’.

Vetëm në rast kalimi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, Setien do të vazhdojë të qëndrojë në krye të skuadrës.

Sipas medieve në Spanjë, nuk është se Barcelona nuk ka shikuar për shkarkimin e tij, por e kishte të vështirë të emëronte dikë në bankinë në këtë fazë të rëndësishme të sezonit, para neshjeve të Ligës së Kampionëve./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK