Connect with us

Kosovë

Kurti e quan Zemajn ministër “Zezaj”: Situata nuk është aspak e mirë (VIDEO)

Publikuar

Ish-kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti në një video-inçizim ka komentuar situatën të Kosovës në përballje me pandeminë. Ai ka folur për Qeverinë Hoti dhe presidentin Thaçi.

Kurti e ka quajtur ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj si “Zezaj”, ndërsa ka ripërseritur se Qeveri Hoti sipas Kurti është ‘Koti”.

“Ministri Zezaj i qeverisë Koti po ju kanoset qytetarëve të cilët tashmë i ka shpallur të pabindur e të”, ka thënë ndër tjerash Kurti.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje ka vazhduar duke thënë se qeveria Kurti e hoqi sigurinë shëndetësore gjoja për hire të lirisë ekonomike, por ai shprehet se tani po I humbasim të dyja, shkruan “Bota Sot”.

Albin Kurti, gjithashtu ka thënë se kjo qeveri do të mbahet mend si më e dobëta dhe më e mbrapshta e pasluftës, krahasimi me të cilën s’do t’i bëjë nder asnjë qeverie në të ardhmen.

Gjithashtu, Kurti është shprehur se kjo qeveri po e kërcënon popullin me shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme, por ai thotë se sipas Kushtetutës e shpall vetëm presidenti.

NA NDIQ NË FACEBOOK