Lajme
“Kurrë nuk do të lejojmë, që ushtarët e UÇK’së të jenë të barabartë me branitellat” – Angellov dhe Zaev në një vijë? (VIDEO)

Stojanço Angellov, kreu i partisë politike “Dinjiteti” (Dostoinstvo), i njohur si komandant i të ashtuquajturve “branitella”, ka folur së fundmi rreth statusit të pjesëmarrësve në luftën e vitit 2001.
Sipas Angellovit, statusi i “branitellave” që sipas tij e kanë mbrojtur vendin nga sulmi i ushtarëve të UÇK’së, të cilëve ai u thotë terroristë, ende mbetet i pazgjidhur. Në emisionin “Vetëm e Vërteta” (Samo vistina) në Kanal 5, gjatë debatit me profesorin universitar, Dimitar Apasiev, Angellov theksoi se kurrë nuk do të lejojë që ushtarët e UÇK’së të barazohen me “branitellat”. SIpas tij, i këtij mendimi është edhe Zoran Zaev, kreu i LSDM’së dhe ish-kryeministri i vendit, përcjell in7.
“Unë asnjëherë nuk do të pajtohem që ata të cilët e sulmuan shtetin të barazohen me ata të cilët e mbrojtën atë. Në këtë linjë është edhe Zoran Zaev si kryeministër, kështu që nuk kishte ndonjë pengesë për t’u negociuar”, theksoi ish kreu i “branitellave”, Stojanço Angellov.
Angellov është në koalicion me LSDM’në, ka qëmë Gjeneral – major i forcave speciale të policisë dhe njëri komandantët e ARM’së gjatë vitit 2001.
LSDM në këto zgjedhje garon me koalicion prej më shumë partive, ndërsa për herë të parë në zgjewdhje parlamentare, brenda koalicionit të saj ka edhe një parti shqiptare. Lëvizja Besa e Bilall Kasamit garon me kandidatët e saj në listat e Koalicionit Mundemi, të kryesuar nga LSDM./in7.tv/


















