Connect with us

Sport

Ku po shkojnë futbollistët e Barcelonës?

Publikuar

Skuadra e Barcelonës ka përfunduar stërvitjen e saj të fundit dhe shumica prej futbollistëve janë nisur për në pushime, të rekomanduara nga trajneri Quique Setien pas ndeshjes me Alaves me të cilën u mbyll sezoni në La Ligë, shkruan Mundo Deportivo, transmeton lajmi.net.

Leo Messi, Luis Suarez e yje të tjerë të gjigantit katalan janë parë duke u nisut në pushime me familjet e tyre.

Barcelona ka caktuar stërvitjen e radhës më 28 korrik në ora 9:30 të mëngjesit.

Ekipi katalan do të fillojë pastaj përgatitjet për ndeshjen e kthimit kundër Napolit në Ligën e Kampionëve më 8 gusht. /Lajmi.net/