Kosovë
Ku dhemb dhëmbi, shkon gjuha: Gashi i LDK-së përmend ‘thikat mbi torta’ në vend të ‘origjinalit’ të Kurtit “thikat mbi harta’

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka bërë një gafë të këndshme, duke kritikuar ish-kryeministrin Kurti për izolimin e Kosovës e duke ia përmendur togfjalëshin e famshëm ‘thika mbi hartën e Kosovës’. Në vend të kësaj, z.Gashi tha “thika mbi torte”.
Një fjalë e urtë popullore thotë: “Ku dhemb dhëmbi, shkon gjuha”. Andaj zoti Gashi ndoshta në ato momente kishte mendjen te torta.
“Refuzimi për të marrë pjesë, distancimi nuk e cojnë Kosovën përpara. Është e pamundur që Kosova në mënyrë arbitrare të refuzojë ftesa ndërkombëtare. Nuk duhet Kosova të refuzojë ftesta në mënyrë arbitrare, me arsyetimin se atje paska thika mbi tortë, shampanja që të festohet”, tha ai/Periskopi/


















