Kosovë
Kryetari i Kamenicës fton qytetarët që t’i fikin dritat në orën 21:00

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, me anë të postimit në rrjete sociale, i ka ftuar të gjithëve që sonte t’i fikin dritat për një minutë, si shenjë proteste ndaj rastit që ndodhi para pak ditësh në këtë komunë ku një grua humbi jetën.
“Në shenjë proteste për ngjarjen që ndodhi ditën e shtunë, ku një grua humbi jetën si pasojë e dhunës në familje, ju ftoj të gjithëve që sonte në ora 21:00 t’i fikni dritat për një minutë”.
“Bashkohuni edhe ju në thirrjen e Grupit të Grave të Komunës së Kamenicës, kundër dhunës në familje. #StopDhunësnëFamilje”, ka shkruar ai.




















