Connect with us

Kosovë

Kryeministri Hoti riposton njoftimin e fshirë për takimin me Macronin: Thotë që e ftoi në Prishtinë

Publikuar

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, e ka ripostuar statusin e fshirë pak më herët në të cilin informonte qytetarët e vendit mbi takimin që e mbajti në Paris me presidentin e Francës, Emmanuel Macronin.

“Franca mbetet e përkushtuar për të ndihmuar Kosovën në mbështetjen e procesit të dialogut me Serbinë, i cili duhet të përfshijë njohjen reciproke dhe normalizimin e marrëdhënieve.” – shkruan z.Hoti, përcjell Periskopi.

Hoti shton se ka folur në këtë takim edhe për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, çështje për të cilën Franca është raportuar të jetë një ndër shtetet më skeptike të BE-së.

Më tej, kryeministri shton se e ka ftuar presidentin Macron për vizitë në Kosovë. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK