Kosovë
Kryeministri Hoti: Masa shtesë, nëse s’funksionojnë kalojmë në Gjendje të Jashtëzakonshme

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka mbajtur konfrencë për media në të cilën ka shpalosur masat e fundit ndaj luftës së koronavirusit.
“Sapo e kryjmë edhe mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës që të shkojmë përpara që të ndërmarrim masa shtesë dhe më rigoroze duke mos anashkaluar edhe shpalljen e gjendjen e jashtëzakonshme”
“Do të votojmë disa masa të reja në nmbledhjen e Qeverisë, të ardhura nga IKSHPK dhe Ministria e Shëndetësisë”
“Masat shtesë do të jenë më shumë rigorizitet në ato që kemi marrë më herët sepse masat për parandalimin mbetet maska higjena dhe distance këto shpëtojnë jetë, këto do t’i asistojmë me policinë dhe inspektoriatin për të vënë gjoba në raport me ligjin për smundjet ngjitëse pa bërë asnjë dallim”
“Masat tjera cdo institucion, biznes detyrohen të dezinfektojnë, ndalohen tubimet publike, ritet fetare deri në një vlerësim tjetër
“Do të shkojmë me skenarin e parë më masa rigoroze dhe e skenarin e dytë për hapat kushtetuese për shpalljen e gjendjen të jashtëzakonshme”, ka thënë Hoti në konferencë për media./Periskopi/



















