Connect with us

Kosovë

Kosova e fiton një betejë me koronavirusin: Pse numri i sotëm i të infektuarve përbën lajm të mirë

Publikuar

Në një konferencë për media, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKShPK) ka bërë të ditur se janë konfirmuar edhe 119 raste të reja me virsuin SARS-CoV-2. Ky numër, edhe pse i lartë, përbën një ulje domethënëse krahasuar me ditët e kaluara.

Dhe, lajmi bëhet edhe më i mirë kur njoftohet për numrin e mostrave të marra. Ishin gjithsej 420 mostra që i nxorën 119 individë me koronavirusin e ri SARS-CoV-2 që shkaktoi pandeminë e Covid-19.

Dje ndërkohë, 14 korrik, ishin 187 raste pozitive nga 424 testime gjithsej.

Pardje, më 13 korrik, ishin 216 raste pozitive nga vetëm 293 testime, shkruan Periskopi.

Më 12 korrik, ishin 203 raste pozitive nga 419 testime.

Më 11 korrik ishin 205 raste pozitive nga 388 testime.

Më 10 korrik ndërsa, ishin 207 raste pozitive nga 401 testime.

Gjatë dy ditëve të fundit, ndërkohë, është rritur ndjeshëm numri i qytetarëve që besojnë te rrezikshmëria e virusit dhe që po respektojnë distancën e po mbajnë maska që mbulojnë vrimat e hundës dhe të gojës.

Periskopi lut të gjithë qytetarët e Kosovës që të ndjekin rekomandimet e institucioneve shëndetësore në mënyrë që të ruajnë jetën e njëri-tjetrit por edhe ekonominë e njëri-tjetrit. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK