Kosovë
Kosnett uron Kurban Bajramin: Shëndet për ata që festojnë në Kosovë dhe në botë

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett, ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.
Ai në një postim në Twitter, festën e ka uruar edhe në gjuhën shqipe dhe atë turke.
Kosnett ka uruar që kjo festë të jetë paqësore dhe e shëndetëshme.
“Me fat Kurban Bajrami. Uroj një festë të shëndetshme dhe të qetë për këdo që feston në Kosovë dhe në botë”, ka shkruar Kosnett.
Me Fat Kurban Bajrami, Bayramınız Kutlu Olsun, Bajram Šerif Mubarek Olsun, Eid Mubarak— wishing a healthy and peaceful holiday to everyone celebrating in #Kosovo and around the world.
— Ambassador Philip S. Kosnett (@USAmbKosovo) July 31, 2020




















