Kosovë
Koronavirusi në Kosovë: 3 mijë e 886 raste, 1 mijë e 801 raste aktive

3 mijë e 886 raste pozitive me koronavirus janë regjistruar deri më tani në Kosovë me gjithsej 82 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve në vend është gjithsej 2.003 raste, kurse raste aktive 1.801.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë thirrje për zbatimin e rekomandimeve të institutit për mbajtjen e maskave, distancës dhe higjienës, transmeton Klan Kosova.

















