Connect with us

Kosovë

Konjufca thotë se Skënder Hyseni do të jetë njeriu i Thaçit në dialog

Publikuar

Glauk Konjufca ka folur sonte për zhvillimet e fundit politike në vend por edhe për akuzat e ministres së Punëve të Jashtme në Komisionin për Punë të Jashtme dhe për koordinatorin e ri për dialog.

Konjufca me një qasje përçmuese e ka sulmuar ministren në fjalë duke e quajtur “të dobët” dhe “aksidentale”.

“Për besë, ajo është ministre aksidentale, i ka ardhë reni, kalon edhe ky grip,” – tha ai, përcjell Periskopi.

Ai shtoi se kjo ministre nuk i dinte as vendimet e Qeverisë Haradinaj pas akuzës së saj se e kishte pezulluar përpjekjen e Kosovës për anëtarësim në Interpol.

“Po edhe Haradinaj e ka marrë këtë vendim në vitin 2017 dhe 2019,” – tha Konjufca. “Haradinaj osht dashtë me e marrë e me ulë e me i kallxu për vendimet e tij,” – shtoi më tej njeriu i dytë në Vetëvendosjes.

Më tej, Konjufca sulmoi edhe koordinatorin e ri për dialog, z.Skënder Hyseni.

“Skënder Hyseni është njeriu i vetëm në LDK për të cilim kom dilema serioze se a e kontrollon më shumë Thaçi a Mustafa. Zgjedhja e tij nuk është e rastësishme. Hashim Thaçi e ka një problem të madh, që nuk do të jetë në takime me Vuçiqin.” – tha ai. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK