Kosovë
Konjufca thotë që Kujtim Shala e sulmoi Gjyshincën në stilin e kombinuar “verbalo-fizik”

Ish ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë Kurti, Glauk Konjufca, ka folur sonte në një emision në Telvizionin Shtatë për zhvillimet e fundit në politikën kosovare.
Konjfuca, që ishte njeriu i dytë më i votuar në partinë Vetëvendosje, tha se në emisionet televizive nuk ka qenë “moti” ndërsa shprehu ngushëllimet familjarëve që humbën më të dashurit e tyre nga pandemia e Covid-19.
Ai ka kritikuar qeverinë Hoti si “joserioze” e “palidhje”.
“Ky (Abdullah Hoti) e ka pasë qëllim një herë me u bo kryeministër në 2017-n. E në 2018-n e 2019-n as në andërr nuk e ka pa. Atij i ka ra ‘zgabim’ që thotë populli posti i kryeministrit. Kjo është problem,” – tha ai.
Në këtë intervistë ai u mor edhe me ato që u thanë në pasditën e sotme në Komisionin e Punëve të Jashtme ku u përplasën deputetët e VV-së me ata të LDK-së, përcjell Periskopi.
Për sulmin e pretendur ndaj Gjyshincës nga Kujtim Shala, Konjufca tha se ishte diçka e kombinuar mes sulmit “verbalo-fizik”. /Periskopi



















