Sport
Konfirmon Lampard: Kante mungon në gjysmëfinalen e Kupës FA kundër Man Utd

Chelsea ka marrë një goditje të madhe para gjysmëfinales së Kupës FA, të cilën do ta luajë kundër skuadrës së Manchester United.
Skuadra londineze duhet të bëjë pa francezin, konfirmon Frank Lampard, trajneri i skuadrës së Chelsea, por bën thirrje te lojtarët e tij që të japin gjithçka për të prekur finalen.
“N’Golo Kante nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen, ai akoma nuk është mirë, kështu që është jashtë”, ka thënë Lampard, transmeton lajmi.net.
Gjysmëfinalja mes Chelsea dhe Manchester United do të luhet të dielën, në ‘Wembley’. /Lajmi.net/






















