Sport
Konfirmohet transferimi i parë i Barcelonës, vjen nga Brazili

Sipas ESPN, Sao Paulo e ka konfirmuar shitjen e lojtarit te skuadra e La Liga, transmeton lajmi.net.
Barcelona kishte një mundësi blerjeje për lojtarin për 1 milion euro në fillim të vitit dhe ata kishin drejtë deri në 15 korrik të aktivizonin një shtesë prej 3.5 milionë eurosh.
Spanjollët do të mbajnë 70 përqind të të drejtave të tij, me Sao Paulo që fiton 30 përqind të çdo shitje në të ardhmen.
Maia arriti në Sao Paulo në moshën 14 vjeçare dhe ka fituar shtatë tituj në të gjitha nivelet e moshave të ndryshme të klubit. /Lajmi.net/






















