Sport
Konfirmohet nga Honda: Marquez nuk garon nesër

Kampioni në fuqi i Moto GP, Marc Marquez, nuk do të jetë i gatshëm për garën e nesërme të Grand Prix Andaluzia, transmeton lajmi.net.
Skuadra e Honda ka konfirmuar përmes faqes zyrtare në ‘Twitter’ se piloti spanjoll nuk do të garojë.
Marquez u testua sot në pistë ku bëri dy xhiro të lira, kurse në kualifikueset e para u tërhoq nga gara.
Kampioni mbetet të përgatitet për Grand Prixin e radhës, pas këtij të Andaluzisë. /Lajmi.net/






















