Sport
Konfirmohen oraret e ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës FA

Manchester United luan me Chelsean të dielën më 19 korrik dhe Arsenali takohet Manchester City një ditë më herët – me të dy ndeshjet që zhvillohen në ”Wembley”, transmeton lajmi.net.
Ndeshja e së shtunës mes City dhe Arsenal do të luhet nga ora 20:45, kurse ajo e së dielës mes Djajve të Kuq dhe Bluve nga ora 19:00, me kohën tonë lokale.
Të dyja ndeshjet do të luhen pas dyerve të mbyllura dhe fituesit do të takohen në ‘Wembley’ në finale të shtunën më 1 gusht. /Lajmi.net/

















