Connect with us

Kosovë

Konfirmohen 75 vdekje nga koronavirusi në Kosovë

Publikuar

Koronavirus është duke alarmuar situatën në Kosovë, kjo ka bërë që të ketë edhe masa të reja kundër pandemisë.

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 3.508 raste me gjithsej 75 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 324 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 152 raste pozitive.

Sot janë shëruar 28 pacientë duke çuar totalin në 1.902 raste, kurse raste aktive 1.531.

NA NDIQ NË FACEBOOK