Connect with us

Sport

Klubi i karates “Eldi Kan” nga Shkupi, skuadër me premisa të larta! (FOTO)

Publikuar

Klubi i karates “Eldi Kan” nga Komuna çairit të Shkupit, falë sukseseve të cilat i ka arritur në skenën vendore dhe ndërkombëtare, jemi dëshmitar të faktit se ambientet e klbit në fjalë për të pranuar të gjithë ata që janë të interesuar të bëhen pjesë e kësaj skuadre, dita ditës, po shnëdrohet në ambient të vogël.

KK “Eldi Kan” gjatë një seminari

E gjithë kjo po ndodh falë punës profesionale dhe vullnetit të çelikt i cili mbizotëron në KK “Eldi Kan”, themelues dhe trajner kryesor i së cilit është z. Selim Dinarica, mjeshtër i karates me një bagazh goxha të madh dhe të suksesshëm në botën e këtij sporti i cili definitvisht iu bashkangjit si hallkë e fundit e zinxhirit të sporteve olipike.

Në këtë klub z.Selim Dinarica thotë se egziston vetëm një korridor që ka të bëj me një alternativë të vetme e quajtur punë pa hile dhe më të mirët çdo herë prezatojnë ekipin në garat vendore dhe ato ndëkombëtare, prej të cilave kemi sjellur shumë medalje, kupa dhe mirënjohje që simbolizojnë mentalitetin dhe shpirtin garues të djmeve dhe vazhave, numri i të cilëve është shumë i madh dhe për motive objikvie nuk kisha pasur dëshirë të poitneoj dikë me emër dhe mbiemër, prononcohet, SHIHAN Selim Dinarica, trajner dhe pedagog me edukat që pak trajner e posedojnë një gjë të tillë.

TRAJNERËT, SELIM DINARICA DHE ISMET SHERIFI

I opnionit të njejtë është edhe Ismet Sherifi zëvendës trajner dhe dora e djathtë i Selim Dinaricës, me ç’rast të dy funksiojnë si një orkestëri mirë e koordinuar kur është në pyjejte puanq ë zhvillohet me karateistët e KK “Eldi Kan”nga Çairi i Shkupit.

Duhet theksuar se kryetrajneri i “Eldi Kan”, Selim Dinarica, hapat e parë në këtë sport atraktiv i ka nisur dikur moti, më konkretisht në vitin 1978 si një talent i jashtëzakonshëm që më pas të vazhdoj si anëtar i KK “Fudo Kan” në Murten të Zvicrës. Aty Selim Dinarica ka garuar në full-kontakt dhe karate tradicionale duke lënë mbresa të pashlyeshme si garues i vyeshëm dhe me aftësi organizative.

Po me këtë rritëm, Selim Dinraica, në vitin 1992  një periudh kohore do të transferohet në Gjermani  ku do të punoj si ndihmës trajner në një skaudër turke në qytetin Freising, ku edhe në këtë klub do të dëshmon aftësit e tij si trajner.

Të shkruhet dhe të flitet për sukseset dhe rezultatet e KK Eldi Kan nga Shkupi, nevojitet kohë dhe hapsirë pak sa më e gjerë.

Meqë në këtë mjedis janë të antsuar mbi 120 garues dhe garuese, Selim Dinaricën dhe ndihmësin e tij Ismet Sherifin, e ndihmojnë edhe dy zonja tjera Ilfete dhe Elmedina Dinarica të cilat në ekip punojnë me gjininë më të bukur – vashat ku rezultatet janë mëse të shprehura.

Ilfete, Orbin dhe Elmedina Dinarica, trajnerë në klub

Në përgjithësi kur ekipit udhëheqës i shtohet edhe Orbin Dinarica, ish reprezentuesi i Maqedonisë bashkë me motrat e tij njëashtu dikur reprezentuese KK “Eldi Kan” e bëjnë një kolektiv të nderuar, të rrespektuar dhe mbi të gjitha një klub ku vlejnë rregullat e mirëfillta sportive dhe vlerat e karatesë.

KK “Eldi Kan” është edhe anëtar i barabartë i shumë a të karatesë në vend dhe jashtë tij, ku kishim veçuar “Unionion e Karates Shqiptare të Maqedonisë së Veriut”, i cili ka për qëllim që ti bashkon ekipet shqiptare nga mbarë Maqedonia dhe përmes këtij asociacioni të bëhen transparente problemet me të cilat ballafaqohet ky sport me traditë shumëvjeçare.

Pikërisht përmes debateve dhe turnireve të ndryshme ku pos ekipeve nga Maqedonia ka marrë pjesë dhe ekipe tjera nga trojet mbarëkombëtare janë zhvilluar shumë seminare dhe strëvitje të përbashkëta me skuadra nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova, Presheva, Medvegja, Bujanovci,  etj.

Për fund, duhet theksuar se KK “Eldi Kan” është shembull për skuadrat tjera se si duhet të punon një ekip i karates i cili në vete ngërthen gjitha vetit e një skuadre të mirëfillt, veçmas kur ky sport tash është anëtar i barabartë i familjes së sporteve olimpike./ZYRTARE.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK