Connect with us

Sport

Klopp: Nuk e mendoja se Van Dijk do të ishte kaq special

Publikuar

Virgil Van Dijk është njeriu që ka bërë revolucion te skuadra e Liverpool, sidomos në repartin e mbrojtjes, duke dhënë një tjetër frymë në skuadër.

Këtë edicion, holandezi ka luajtur të gjitha minutat e mundshme në Premierligë, duke mahnitur trajnerin Klopp.

Ky i fundit ka dhënë disa komente rreth lojtarit, ku mes tjerash ka thënë se nuk besonte që Van Dijk të ishte kaq special.

“Nuk jam i sigurt nëse ka nevojë për një tjetër orë lëvdatash. Ai është i mirë. Shumë i mirë. Është qendërmbrojtës i mirë”, ka thënë Klopp, transmeton lajmi.net.

“Jo, ai është special, kombinimi i aftësive me mentalitetin është special”, ka shtuar gjermani.

“Është mirë që e kemi. E dinim kur donim të nënshkruanim, por bagazhi është special, dhe nuk ia kishim idenë për këtë”, ishin fjalët e Jurgen Klopp.

Virgil Van Dijk duhet të përgatitet tashmë për sezonin e radhës, i cili fillon më 12 shtator. Holandezi pritet të jetë kyç për ‘Reds’ edhe sezonin e ardhshëm. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK