Connect with us

Sport

Klopp e fiton “LMA Trajneri i Vitit”, ky është urimi që merr nga Ferguson

Publikuar

Gjermani ka qenë favorit për të fituar trofeun pasi fitoi Premierligën me 99 pikë, duke humbur vetëm tri ndeshje përgjatë sezonit.

Këtë trofe Kloppit, ia ka ndarë trajneri legjendar i Manchester United, Sir Alex Ferguson, i cili gjithashtu përgëzoi gjermanin për sezonin e jashtëzakonshëm me Liverpoolin.

“Jurgen Klopp, fantastik”, ka deklaruar fillimisht Ferguson, përcjell lajmi.net.

“Kam folur rreth Leeds United për 16 vitet në Championship, për Liverpoolin që nuk fitonte titullin prej 30 vitesh”.

“E jashtëzakonshme. Tërësisht e merituar. Paraqitjet e ekipit tuaj ishin të jashtëzakonshme. Personaliteti juaj depërtoi mirë në tërë klubin. Mendoj se ka qenë një paraqitje e mrekullueshme”./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK