Sport
Klopp e do punën te kombëtarja e Gjermanisë, DFB e do Kloppin gjithashtu

Trajneri gjerman, Jurgen Klopp, po bën një aventurë të shkëlqyer në Premierligë, ku së fundmi ka fituar titullin e kampionit me Liverpool.
Ish trajneri i Borussia Dortmund ka kontratë valide me ‘Reds’ deri në vitin 2024, por ai nuk është i sigurt se çfarë do të bëjë pas kësaj.
Gjithsesi, kohë më parë trajneri lidhej me stolin e kombëtares gjermane (vazhdon). Lidhur me këtë ka shkruar edhe gazetari i ‘Bild Sport’, Christian Falk, i cili konfirmon interesimin e dy palëve për këtë punë.
“Klopp është i interesaur për punën si trajner i kombëtares së Gjermanisë në të ardhmen dhe DFB është e interesuar për të gjithashtu”, shkruan Falk, transmeton lajmi.net.
Kujtojmë se në krye të ‘Die Mannschaft’ aktualisht qëndron trajneri Joachim Low.
Mbetet të shihet nëse Klopp do t’i shkojë kontratës me Liverpool deri në fund, ose ai do të kalojë më herët te Gjermania. /Lajmi.net/






















