Connect with us

Sport

Kjo është oferta finale e Man Utd për Sanchon

Publikuar

Jadon Sancho po konsiderohet në mesin e talentëve më emocionues, dhe kërkesat për transferimin e tij sigurisht që nuk mungojnë.

Manchester United mbtet në mesin e favoritëve, por është Borussia Dortmund që për shërbimet e anglezit po kërkon rreth 100 milionë funte.

Por, mediet në Angli, raportojnë se ‘Djajtë e Kuq’ do të bëjnë një ofertë finale për Sanchon, e cila do të jetë 80 milionë funte.

Drejtuesit e Manchester United nuk duan të shpenzojnë gjithë verën në negociata me Dortmundin, andaj kanë vendosur të nisin një ofertë, si të fundit për palën gjermane.

Sancho te Dortmund është transferuar në vitin 2017 nga Manchester City, për 8 milionë euro./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK